Rama zbulon emrin për kreun e ri të SHISH: Ia paraqita sot Presidentit Begaj

17 Mars 2023 | 15:15

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi që pati paraditen e kësaj të premteje me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj në ambientet e Presidencës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se Begajt i paraqiti propozimin për emërimin e Vlora Hysenit, si drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkroi Rama në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026