Rama: Zyra juridike në bashki për të ndihmuar qytetarët për legalizimet
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryetarët e bashkive, tha se në fokus kryesor janë hapat e mëtejshëm lidhur me një projekt për të mbështetur pushtetin vendor.
Gjithashtu, Rama nënvizoi se një pikë e rëndësishme në planin e punës është angazhimi maksimal për legalizimet ku tha se në bashkëpunim me çdo bashki do të ndërtohen planet për legalizimet dhe do të përcaktohen zonat prioritare.
Ai kërkoi që në bashki të hapen zyra juridike për të ndihmuar qytetarët për problemet me kadastrën, të cilat do të lehtësonin aplikimet.
“Kadastra, në bashkëpunim me çdo bashki, por këtu duhet angazhimi juaj, të ndërtojë planet prioritare të legalizimit. Në mënyrë që të legalizojmë procesin dhe ta bëjmë më të drejtë e transparent për aplikuesit, duke vendosur një sistem ku ata që kanë aplikuar më parë janë të parët për të marrë përgjigje, po ashtu edhe përcaktimi i zonave prioritare. Të kemi një punë të përbashkët dhe të koordinuar më të mirë. Duhet patjetër që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën. Ka shumë ankesa për kadastrën, por shumë prej tyre vijnë nga moskryerja e aplikimit në mënyrë të rregullt ligjore. Nuk ka asnjë problem që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike enkas për shërbimin e kadastrës dhe legalizimeve. Është diçka që do të lehtësojë maksimalisht qytetarët në mënyrën e kuptimit sesi bëhet një legalizim. Këtë do ta ndjekë ministri i Pushtetit Vendor”, tha Rama.
Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Rama pritet nga Macron në Paris. Kryeministri poston pamjet nga takimi
Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz