Haradinaj: Lajçak s’e përparon dot dialogun, marrëveshja me Serbinë ka nevojë për Merkel e Macron

6 Nëntor 2020 | 18:28

Ish-kryeministri i Kosovës dhe një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të saj (UÇK), Ramush Haradinaj tha në një intervistë me gazetarin Franko Egro në Balkan Talks se marrëveshja e mundshme me Serbinë ka nevojë të domosdoshme për përfshirjen në dialog të udhëheqësve të mëdhenj të Bashkimit Evropian si kancelarja Merkel apo dhe presidenti francez Macron.

Gjatë intervistës në Balkan Talks, Haradinaj foli me vlerësime për marrëveshjen e Uashingtonit nënshkruar në muajin shtator me Serbinë, u ndal të diskutonte për çështjen e dialogut dhe sidomos problematikat që e kanë shoqëruar atë me dyshimet për shkëmbime territoresh.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) rikujtoi skepticizmin e shprehur prej tij ndaj ish-përfaqësueses për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini në ndërmjetësimin e dialogut dhe qasjen e ngjashme edhe me emërimin së fundmi nga BE të një emisari për dialogun siç është Miroslav Lajçak. Sipas Haradinajt, Kosovës i duhej e njëjta qasje si ajo e SHBA nga BE-ja, që dialogu të merrej përsipër nga udhëheqësit e shteteve si Gjermania apo Franca, siç bëri në rastin e tij Donald Trump.

Gazetari Franko Egro e pyeti Haradinajn për kërkesën që Lajçak bëri për rishqyrtimin e Kushtetutës për t’i dhënë mundësi zbatimit të marrëveshjes së dakordësuar për asosacionin e komunave serbe. Kryetari i AAK-së tha se kjo do të krijonte dy precedentë, së pari do të bënte që ekzekutivi do të dilte nga funksioni i interpretimit të Kushtetutës dhe i dyti do të bënte që Kosova do të dilte nga qëndrimi i BE-së së asaj kohe se “Kosova e zbaton asosacionin në përputhje me Kushtetutën e saj”.

“Ne s’mundemi të dalim nga detyrimet e tilla, që janë të paraleazueshme, mirëpo Lajçak ndodhet në këtë situatë që në vend që ta mbartë përgjegjësinë në njërën palë për ngecjen në dialog, ose të bëhet palë me Serbinë për të mbartë përgjegjësinë te Kosova si dikur me taksën, se taksa e ka bllokuar dialogun, në vend që ai të prodhojë një ‘taksë të re’ për asosacionin dhe me arsyetuar Serbinë për mos-avancim në dialog, më mirë t’u kërkojë palëve rikthim në tavolinë, por me liderë politikë, në tavolinë të nivelit të lartë, me kancelaren Merkel me presidentin Macron, në mënyrë që të finalizohen parametrat e marrëveshjes finale të njohjes recirpoke Kosovë-Serbi, e ka të pamundur ai [Lajçak] të avancojë dialogun në parametrat aktual,” – u shpreh Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës këmbënguli se çështja me Serbinë ka nevojë për ndikimin e udhëheqësve me peshë ndërkombëtare.

“Jo se Lajçak dhe Borrell nuk duan që dialogu të ketë sukses, por kjo ka nevojë për shefat politikë, si Merkel, Macron apo Trump, është e pamundur…” – këmbënguli Haradinaj.

Gjatë intervistës me gazetarin e Euronews Albania, Franko Egro, Haradinaj u ndal te zhvillimet e fundit për sa i përket çështjes së minishengenit, aktakuzave ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe po kështu për situatën politike pas dorëheqjes së Presidentit Hashim Thaçi.

 

Lexoni gjithashtu:

Minishengeni ballkanik, Ramush Haradinaj tregon ”rrezikun” e madh që i kanoset Kosovës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026