Raport i OBSH-së, Shqipëria ndër vendet me më pak varësi nga teknologjia tek fëmijët
Qëndrimi me orë përpara televizorit, celularit apo çdo pajisjeje teknologjike mund të shkaktojë probleme të shumta tek fëmijët.
Kjo është arsyeja që ekspertët e OBSH-së kanë kryer një vëzhgim mbi sjelljet e fëmijëve 6-9 vjeç.
Raporti i OBSH-së në nivel europian ka nxjerrë në pah se 42% e fëmijëve kalojnë të paktën 2 orë në ditë para ekranit gjatë javës, dhe 78% gjatë fundjavës.
Djemtë kanë prirje të kalojnë pak më shumë kohë sesa vajzat, dhe koha para ekranit është më e lartë tek fëmijët e prindërve me arsim më të ulët.
Kur flasim për Shqipërinë, situata është më e mirë se një pjesë e madhe e Europës.
Në vendin tonë, 39.8% shikojnë televizor ose përdorin celularin të paktën 2 orë në ditë gjatë javës dhe kjo shifër shkon në 77.8% në fundjavë.
Koha e lojës është një tjetër element i matur, ku shihet se 94.2% e fëmijëve shqiptarë luajnë të paktën një orë çdo ditë dhe 98.8% luajnë në fundjavë.
Ekspertët thonë se 89% e fëmijëve në Europë flenë të paktën 9 orë në natë, ndërsa në Shqipëri kjo shifër arrin në 90.3%.
Problem mbetet ende mënyra e transportit për në shkollë. Të dhënat tregojnë se 53% e fëmijëve shkojnë në shkollë në mënyrë aktive – në këmbë, me biçikletë apo me patina – ndërsa 40% përdorin makinat.
Fëmijët nga familje me arsim më të ulët prindëror kishin më shumë gjasa të ecnin ose të ngisnin biçikletën, duke treguar se udhëtimi aktiv ndikohet nga rrethanat socioekonomike.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë