Raportet me SHBA kyçe dhe të padiskutueshme, sipas gazetarit

11 Prill 2022 | 21:28

Gazetari Roland Qafoku u shpreh se në Shqipëri shpallja non grata peshon shumë, kjo për shkak të marrëdhënieve kardinalë me SHBA-në që janë të padiskutueshme.

Ai tha në “Now” në Euronews Albania se gjithë lista e politikanëve që janë shpallur non grata janë produkti jonë dhe nuk mund të jemi krenarë që janë futur në listën e zezë të DASH.

Sipas gazetarit do të ishte mirë të vërtetohej e kundërta për të gjithë personat që janë non grata, edhe pse sanksionimi i tyre është i padiskutueshëm.

SHBA ka shpallur si të padëshiruar dy biznesmenët shqiptarë Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi. Njoftimi është bërë nga Departamenti i Thesarit në Uashington.

Aqif Rakipi, ish-deputet i PDIU dhe biznesmen dhe Ylli Ndroqi pronar i një televizioni në Shqipëri, janë në mesin e 7 personave të tjerë nga Ballkani Perëndimor të shpallur non grata nga SHBA dhe cilësohen si kërcënim serioz për stabilitetin dhe demokracinë në rajon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026