Raporti austriak: Sa euro mban mesatarisht në portofol një qytetar shqiptar

15 Shtator 2025 | 14:44

Një shqiptar mban mesatarisht 117 euro cash në xhep. Shifra i referohet një raporti të bankës qendrore të Austrisë,e cila llogarit se sa euro mban portofoli i një qytetari në vendet e Europës lindore.

Në vitin 2019, një banor vendas mbante mesatarisht 126 euro cash; në vitin 2022, vlera ishte 149 euro, ndërsa 2 vjet më vonë kjo sasi parash u ul sërish, teksa monedha europiane humbi pikë në tregun tonë.

Për krahasim, në Bullgari portofoli i një banori vendas mban 119 euro, në Rumani 140, në Bosnje 188 dhe në Serbi 412 euro.

Por, ndërsa sasia e eurove është ulur, e kundërta ka ndodhur me numrin e banorëve që i mbajnë. Në vitin 2024, 35% e shqiptarëve mbanin euro në xhep, nga 30% në 2022-shin. Për Bankën Austriake, arsyet e mbajtjes dhe përdorimit të Euros në këto vlera, lidhet me përdorimin e valutës për blerje të zakonshme apo kursime.

Prej afro 5 vitesh, në Shqipëri Euro është zhvlerësuar rreth 25% në tregun valutor, duke ndikuar në sjelljen financiare të qytetarëve.

Këta të fundit, besojnë se monedha europiane do të stabilizohet në 5-vjecarin e ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026