Raporti i BE: Arritje me votimin nga jashtë, problem polarizim i thellë
Bashkimi Evropian publikoi raportin e progresit për Shqipërinë, një dokument prej 102 faqesh që ofron një vlerësim të detajuar mbi ecurinë e vendit në implementimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin e zgjedhjeve dhe fusha të tjera kyçe.
Sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, raporti thekson se ato u zhvilluan në një klimë të thellë polarizimi, megjithëse garuesit patën përgjithësisht liri veprimi në fushatë, ndërsa përdorimi i votimit nga jashtë u menaxhua mirë dhe u konsiderua një arritje elektorale e rëndësishme.
“Kodi Zgjedhor u ndryshua në korrik 2024 dhe në shkurt 2025, duke reflektuar pjesërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe u zbatua në zgjedhjet parlamentare të majit 2025. Ndryshimet mundësuan votimin nga jashtë vendit, ndryshuan sistemin e votës preferenciale, rritën kufijtë e shpenzimeve elektorale, modifikuan afatet zgjedhore dhe rregulluan kohën televizive për kandidatët. Megjithatë, nevojiten ende ndryshime të tjera për të adresuar rekomandimet e paplotësuara të OSBE/ODIHR dhe për t’u përafruar plotësisht me standardet demokratike.
Sipas vlerësimeve paraprake të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, zgjedhjet ishin konkurruese dhe të organizuara profesionalisht, por zhvilluar në një klimë të thellë polarizimi, ku garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta. Megjithatë, kandidatët patën përgjithësisht liri veprimi në fushatë. Përdorimi i votimit nga jashtë u menaxhua mirë dhe u vlerësua si një arritje e rëndësishme elektorale.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) miratoi një strategji për hetimin e korrupsionit zgjedhor. Mekanizmi i ri i bashkërendimit midis SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme përmirësoi ndarjen e informacionit mbi krimet zgjedhore dhe u pa si një faktor parandalues. Që nga viti 2020 janë bërë vetëm pak ndryshime në financimin e fushatave, ndërsa rekomandimet kryesore të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias mbeten të pazbatuara.
Edhe pse shumica e partive politike nënshkruan një kod vullnetar sjelljeje për fushatat digjitale, disa prej tyre shpërndanë përmbajtje përçarëse, diskriminuese dhe manipuluese. Monitorimi i tyre mbeti i kufizuar dhe joefektiv.
U vunë re gjithashtu zhvillime shqetësuese, si përfitimi i partisë në pushtet nga përdorimi i burimeve administrative dhe ndikimi i rrjeteve klienteliste”, thuhet në raport.
LEXONI GITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës