Raporti i BE-së: Ligji për PPP-të në Shqipëri larg standardeve europiane

4 Nëntor 2025 | 12:58

Bashkimi Evropian ka publikuar raportin e progresit për Shqipërinë, një dokument 102-faqësh që analizon ecurinë e vendit në fusha kyçe si reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe zhvillimet në administratën publike.

Në kapitullin që lidhet me prokurimet publike dhe partneritetet publike-private (PPP), raporti evidenton se ndonëse janë bërë përmirësime të dukshme në transparencë dhe përdorimin e procedurave të hapura, kuadri ligjor mbetet ende vetëm pjesërisht i përafruar me acquis të BE-së.

Sipas raportit, dispozita kalimtare e ligjit të ri që u jep institucioneve qendrore të drejtën të negociojnë marrëveshje ndërkombëtare konsulence në “fusha me interes strategjik”, duke i përjashtuar nga konkurrenca e hapur, vazhdojnë të ngrejnë shqetësime për përputhshmërinë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

“Dispozita kalimtare e ligjit të ri që i autorizon institucionet qendrore të qeverisë të negociojnë dhe nënshkruajnë marrëveshje ndërkombëtare konsulence në “fusha me interes strategjik”, duke i përjashtuar ato nga konkurrenca e hapur, vazhdon të ngrejë shqetësime për përputhshmërinë me acquis të BE-së dhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Ligji për koncesionet dhe partneritetet publike-private (PPP) është vetëm pjesërisht i përafruar me acquis të BE-së. Procesi për rishikimin thelbësor të këtij ligji, me synim përafrimin e plotë me standardet e BE-së, ende nuk është përfunduar.

Zbatimi dhe kapacitetet e administrimit

Tregu i prokurimeve publike në Shqipëri përfaqësonte 16.5% të PBB-së në vitin 2024 (nga 6.7% në 2023). Përdorimi i procedurave të negocimit pa publikim paraprak u ul si në numër (2.3% e të gjitha procedurave, nga 2.9% në 2023), ashtu edhe në vlerë (0.4% e vlerës totale, nga 2% në 2023).
Ka pasur një rritje të ndjeshme të kontratave kornizë të reja — si në numër (1 601 në 2024 nga 767 në 2023), ashtu edhe në vlerë — pjesërisht falë funksionimit të Organizatës së re Qendrore të Prokurimeve.

Zbatimi i kriterit të “ofertës ekonomikisht më të favorshme” (MEAT) në dhënien e kontratave u rrit ndjeshëm në vitin 2024, si në përqindje të tenderëve ku u përdor (4.8% në 2024 nga 3.6% në 2023), ashtu edhe në vlerë të kontratave përkatëse (41% në 2024 nga 20.3% në 2023). Agjencia e Prokurimeve Publike (APP) publikoi në shtator 2024 udhëzime të reja për përdorimin e kriterit MEAT dhe shtoi trajnime në këtë drejtim.

Përdorimi i PPP-ve dhe koncesioneve të reja mbetet shumë i ulët — në vitin 2024 u hap vetëm një procedurë dhe asnjë kontratë nuk u dha. Autoritetet kontraktuese duhet të vazhdojnë ndërtimin e kapaciteteve për menaxhimin efektiv të proceseve të prokurimit publik. Ka nisur puna për përgatitjen e specifikimeve teknike për përmirësimin e sistemit elektronik të prokurimeve. Trajnimet janë intensifikuar: në vitin 2024 morën pjesë 3 139 persona (krahasuar me 247 në 2023) nga 443 institucione qendrore, vendore, të pavarura dhe subjekte private (nga 98 në 2023).

Në drejtim të parandalimit të korrupsionit në prokurimet publike, Shqipëria duhet të përqendrohet në forcimin e mëtejshëm të funksionimit të sistemit në tërësi, për të rritur konkurrencën, pajtueshmërinë dhe profesionalizmin.

Sistemi efektiv i ankimimit

Kushtetuta dhe Ligji për Prokurimet Publike përmbajnë dispozita mbi të drejtën e ankimimit ligjor, të cilat janë kryesisht në përputhje me direktivat për mjetet juridike.
Kapacitetet e Komisionit të Ankesave të Shtetit (KAS) duhet të forcohen më tej, duke pasur parasysh numrin e madh të ankesave që trajton (1 151 në 2024, nga 1 019 në 2023). Në vitin 2024, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) mori 1 050 vendime, prej të cilave 42 u ankimuan në gjykatë”, thuhet në raport.

LEXONI GITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026