Korrupsioni në Shqipëri i përhapur në të gjithë shtetin, sipas DASH
Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e 2021 për Shqipërinë thotë se vendi ynë ka korrupsion të përhapur në të gjithë shtetin.
Sipas DASH, problem mbetet pavarësia e gjyqësorit dhe mungesa e ndëshkueshmërisë pavarësisht se SPAK dhe gjykatat kundër korrupsionit kanë ‘bërë përparim të rëndësishëm gjatë 2021’.
Megjithëse disa agjenci qeveritare hetuan rastet e korrupsionit, – thotë DASH, burimet e kufizuara, rrjedhjet e informacionit hetimor, presioni real dhe i perceptuar politik dhe një sistem emërimi i paorganizuar mirë, i penguan hetimet.
Në raport, DASH thekson se hetimi i zyrtarëve të lartë në Shqipëria mbetet në nivel të ulët.
“Ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët dhe të mesëm, shkalla e ndjekjes penale për zyrtarët e rangut të lartë mbeti e ulët”, thuhet në raport.
Ndër të tjera, DASH thotë se ‘ka pasur raporte se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale janë përpjekur që të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme’.
Raporti thotë se mediat e pavarura ishin aktive në investigimin e krimit dhe korrupsionit por pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik mbi median.
Biznesmenët shton raporti, i përdornin lirisht mediat e tyre për të siguruar favore dhe ‘për të ndikuar në veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera’.
Për lirinë dhe të drejtat e njeriut, DASH përmend vrasjen e Klodian Rashës për shkeljen e orës policore në dhjetor 2019, mbipopullimin e burgjeve dhe shtimin e dhunës ndaj gruas dhe në familje.
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng