Raporti i KE për Shqipërinë|Nga arritjet e SPAK, tek arrestimet në 3 vitet e fundit

24 Korrik 2024 | 17:13

Komisioni Europian publikon sot raportin e tij për sundimin e ligjit për Shqipërinë.

Në krye të raportit theksohet tentativa dhe ndërhyrjet mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarët publik dhe politikanët, ndërsa inkurajon SPAK-un për rezultatet e arritura.

“Numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për vepra korrupsioni është rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërsa një ligj i fundit për amnisti ngre shqetësime. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha, duke përfshirë edhe gjatë fushatave elektorale.” -shkruhet në raport.

Mes gjetjeve sa i përket zbatimit dhe funksionimit nga ana institucionale të reformës në drejtësi, raporti thotë se ka mangësi në emërimet e anëtarëve jo magjistratë të KLGJ dhe KLP.

Në krye të raportit theksohet tentativa dhe ndërhyrjet mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarët publik dhe politikanët, ndërsa inkurajon SPAK-un për rezultatet e arritura.

“Numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për vepra korrupsioni është rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërsa një ligj i fundit për amnisti ngre shqetësime. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha, duke përfshirë edhe gjatë fushatave elektorale.” -shkruhet në raport.

Sa i takon medias, Komisioni Europian shkruan se ekzistojnë shqetësime më pavarësinë e transmetuesit publik, ku thuhet kështu:

“Rregullimi i kufizuar për transparencën e pronësisë së medias dhe përqendrimi i lartë ndikojnë negativisht në pavarësinë e medias. Ekzistojnë shqetësime në lidhje me pavarësinë e transmetuesit publik.”

Në përfundim të raportit flitet për vendimet e Gjykatës Kushtetuese në ruajtjen e balancës mes institucioneve, por e quan dështim  moszbatimin e vendimeve të saj nga Parlamenti.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026