Raporti i OBSH-së: 1 në 3 mjekë dhe infermierë përjetojnë depresion dhe ankth

10 Tetor 2025 | 19:54

Mjekët dhe infermierët janë më të rrezikuar nga probleme të shëndetit mendor se popullata e përgjithshme dhe shkak për këtë janë kushtet e punës. OBSH në raportin e parë të këtij lloji për Europën ka nxjerr në pah se 1 në 3 bluza të bardha janë të prekur nga ankthi dhe depresioni ndërsa 10% kanë përjetuar mendime vetëvrasëse.

Mjekët dhe infermierët në Europë punojnë në kushte që dëmtojnë shëndetin e tyre mendor. Në këtë përfundim ka dalë raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën i cili fakton se ekziston një krizë serioze e shëndetit mendor mes mjekëve dhe infermierëve.

Studimi më i madh i kryer ndonjëherë në këtë fushë, me mbi 90 mijë pjesëmarrës nga 29 vende evropiane, zbulon se 1 në 3 punonjës shëndetësorë përjetojnë depresion ose ankth. Dhe më alarmuese,  është fakti se mbi 10% kanë menduar ti japin fund jetës ose të dëmtojnë veten.

Përveç kësaj 3% tregojnë shenja të varësisë nga alkooli. Mjekët dhe infermierët janë pesë herë më të rrezikuar nga depresioni sesa popullata e përgjithshme. Kushtet e punës janë në thelb të kësaj krize pasi raporti nxjerr në pah se 1 në 3 bluza të bardha  janë përballur me bullizëm ose kërcënime në vendin e punës në vitin e fundit. 10% kanë përjetuar dhunë fizike ose ngacmim seksual, fenomen ky më i shprehur tek mjekët dhe infermierët në shërbimet e urgjencës, 1 në 4 mjekë punojnë mbi 50 orë në javë. Turnet e natës dhe shërbimi i rojes që zgjat 24 orë është parë se rrisin ndjeshëm çrregullimet mendore tek bluzat e bardha

Nisur nga kjo panoramë shqetësuese mes punonjësve të sistemit shëndetësor, OBSH kërkon që të ndërmerren hapa konkret për parandalimin e dhunës, reforma në oraret e punës dhe mbështetje të dedikuar për shëndetin mendor të personelit shëndetësor.

Ekspertët e shëndetësisë botërore paralajmërojnë se “Kriza e shëndetit mendor të mjekëve është krizë e sigurisë shëndetësore”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 9 personave, të cilët sipas autoriteteve kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e...
16:58 | 21/06/2026

Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)

Kjo e diel shënon ditën e 22-të të protestës në Tiranë, ndërsa ndryshe nga ditët e tjera, disa prej protestuesve mëngjesi i gjeti aty pasi...
12:55 | 21/06/2026

Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)

Banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome, të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit dhe emigrantë kanë protestuar këtë të diel...
12:53 | 21/06/2026