Raporti i UNICEF: Shqipëria përparon në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, sfidat mbeten

13 Mars 2026 | 16:59

Shqipëria ka shënuar përparim gjatë periudhës 2021–2025 në forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, megjithatë sfidat mbeten, sidomos në burimet njerëzore dhe mbrojtjen nga rreziqet online, sipas Raportit të Monitorimit të UNICEF.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë monitoruar 20 masa kryesore dhe 185 aktivitete konkrete, ku rreth 92% e tyre rezultojnë të realizuara ose pjesërisht të realizuara. Pjesa tjetër mbetet në proces zbatimi, kryesisht për shkak të mungesës së financimit dhe mbulimit të barabartë territorial.

Në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, është forcuar roli i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve në bashki, ndërkohë që mekanizmat e referimit mes shkollës, policisë dhe shërbimeve sociale janë përmirësuar. Është rritur identifikimi dhe raportimi i rasteve të fëmijëve në situatë rreziku, duke reflektuar përmirësimin e sistemit të raportimit dhe ndërgjegjësimit institucional.

Raporti evidenton forma të ndryshme të dhunës ndaj fëmijëve, përfshirë dhunën fizike dhe psikologjike, neglizhencën, abuzimin seksual, shfrytëzimin ekonomik, bullizmin në shkolla si dhe dhunën dhe abuzimin në hapësirën digjitale. Ndërhyrjet janë fokusuar në parandalim, identifikim të hershëm dhe menaxhim të rasteve përmes planeve individuale të mbrojtjes, ndërsa është zgjeruar rrjeti i shërbimeve komunitare dhe ka vijuar procesi i deinstitucionalizimit, duke kaluar nga kujdesi rezidencial drejt mbështetjes në familje dhe komunitet.

Në aspektin e sigurisë digjitale, raporti thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit për rreziqet online, përfshirjen e edukimit digjital në shkolla dhe nevojën për politika më të forta kundër bullizmit online, grooming-ut dhe shfrytëzimit përmes rrjeteve sociale. Megjithatë, mbetet sfidë mungesa e burimeve njerëzore në disa bashki, ngarkesa e lartë e punonjësve socialë dhe nevoja për buxhetim më të qëndrueshëm, që garanton mbrojtje të barabartë për fëmijët në gjithë vendin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026