Raporti italian: Grupet shqiptare ndër më aktivet në trafikun ndërkombëtar të drogës
Grupet shqiptare vazhdojnë të mbeten ndër aktorët më aktivë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Autoritetet italiane kanë publikuar një dokument prej mbi 300 faqesh, ku Shqipëria dhe rrjetet kriminale shqiptare zënë një vend të veçantë.
Sipas raportit, grupet me origjinë shqiptare vazhdojnë të jenë ndër aktorët më aktivë të trafikut ndërkombëtar të drogës, si në territorin italian, ashtu edhe në pjesën më të madhe të Europës.
Në dokument theksohet se organizatat shqiptare kanë evoluar drejt strukturave të sofistikuara, të modeluara sipas formave mafioze, me një organizim të brendshëm të ndarë në tre nivele: drejtuesit, organizatorët dhe ekzekutorët.
Autoritetet italiane nënvizojnë se rrjetet shqiptare përdorin komunikim të enkriptuar, lëvizin shpejt midis shteteve dhe konsiderohen ndër brokerët më të besueshëm për trafikun e kokainës, heroinës dhe kanabisit.
Raporti ndalet edhe te bashkëpunimi zyrtar mes Italisë dhe Shqipërisë në kuadër të fushatës së përvitshme të vëzhgimit ajror, të njohur si “Campagna Sorvoli”.
Fluturimet monitoruese të Guardia di Finanza-s gjatë vitit 2024 identifikuan mbi 1.200 plantacione të dyshuara, ndërsa autoritetet shqiptare shkulën dhe asgjësuan mbi 109 mijë bimë kanabisi.
Dokumenti nënvizon se kultivimi ka ndryshuar zonë, duke u zhvendosur nga qarqet e Jugut drejt veriut dhe qendrës së vendit, përfshirë edhe territore pranë Aeroportit të Rinasit.
Raporti përmend gjithashtu boshtin e trafikut Shqipëri–Turqi, ku, sipas autoriteteve italiane, marijuana shkëmbehet me heroinë për shkak të vëllimit më të vogël dhe lehtësisë së transportit të kësaj të fundit.
Sipas raportit, ka një ndryshim të rëndësishëm në aktivitetin kriminal shqiptar: zhvendosjen e fokusit nga kultivimi dhe tregtimi i kanabisit drejt trafikut të drogëve të forta, kryesisht kokainë dhe heroinë.
Ky transformim lidhet me fitimet më të larta dhe rrezikun më të ulët operacional për rrjetet kriminale.
Autoritetet italiane theksojnë se, pavarësisht bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe intensifikimit të operacioneve në terren, grupet kriminale shqiptare mbeten ndër më të fuqishmet dhe më të shtrira në Europë, me degëzim të qëndrueshëm në Itali, Greqi, Holandë, Belgjikë dhe në vendet e Europës Qendrore.
SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS
- 10:38 Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 10:31 Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush