Rashiqi e akuzon Serbinë për shantazh dhe i kërkon ta lirojë drejtorin e Leposaviqit

10 Shtator 2023 | 22:20

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i bëri thirrje të dielën, siç e quajti ai, regjimit radikal të Serbisë ta lirojë drejtorin e ri të Komunës së Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, për të cilin tha se u arrestua më 9 shtator dhe po mbahet në Rashkë, jugperëndim të Serbisë.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të shtunën vonë se politikani serb i Kosovës Radimiroviq u arrestua së bashku me të fejuarën e vet.

Nikolla është i biri i zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radimiroviq.

Rashiqi tha më 10 shtator në një konferencë për media në Prishtinë se “arsyeja për arrestimin e Nikollës është presioni ndaj Radoicas.”

“Guxoj të them se kjo është pjesë e metodologjisë së shantazheve”, theksoi Rashiq.

Radimiroviq u emërua drejtor i Administratës së Komunës së Leposaviqit pas zgjedhjeve të prillit në katër komunat me shumicë serbe në veri, nga të cilat dolën kryetarët shqiptarë dhe të cilat u bojkotuan dhe u kundërshtuan nga serbët – duke çuar në tensionimin e gjendjes.

Ai e përshkroi gjendjen si “më të vërtetë dramatike”, duke shtuar se “është një metodologji e cila po zbatohet që 7-8 vite, kur them aq vite, rasti im personal zgjatet kaq shumë. Sa herë jam përpjekur ta kaloj kufirin jam ndaluar [nga policia serbe] për disa orë, çdo herë. Unë zakonisht shkoj [në Serbi] për vizita familjare.”

Rashiq tregoi se Radimiroviqi ishte ndaluar në pikën kufitare në Leposaviq për më shumë se tetë orë, para se të dërgohej në një stacion policor në Rashkë, ku është duke u mbajtur në pritje të gjykatësit paraprak.

“Ai është marrë në pyetje nga persona që prezantohen si anëtarë të BIA-s [Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë]. Sipas informacioneve, ai do të mbahet atje deri të hënën së paku.”

Rashiq e akuzoi Qeverinë e Serbisë se po bën përpjekje për t’i kontrolluar politikanët serbë të Kosovës përmes presionit dhe shantazheve.

“Kemi arritur në kulmin e një situate ku secili prej nesh që mendon ndryshe prej regjimit radikal, ekstrem, që fatkeqësisht e ka pushtetin në Beograd, jemi bërë cak i veprimeve të vrazhda dhe johumane.”

Rashiq u emërua në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi Goran Rakiq dha dorëheqje, së bashku me serbë të tjerë nga veriu, në nëntor të vitit të kaluar.

Rakiq vjen nga radhët e Listës Serbe – e vetmja parti që kishte mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e quajti Rashiqin “llum”, pasi u emërua ministër në Qeverinë e Kurtit.

Arrestimi i Radimiroviqit vjen më pak se një javë para rinisjes së dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në nivel të lartë në Bruksel.

Ministri Sveçla i kërkoi Serbisë t’i ndalë presionet dhe “aktet e jashtëligjshme ndaj shtetasve të Kosovës, veçanërisht ndaj atyre të etnisë serbe të cilët janë lojal ndaj shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj.”

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026