Raste shokuese! Pacientëve u kaloi në fyt gjilpëra e dentistit dhe mbushja e dhëmbit

9 Maj 2023 | 08:34

Ushqimet edhe pse në dukje të zakonshme, mund të kthehen në rrezik për shëndetin tonë nëse nuk i konsumojmë siç duhet, sidomos për sa i përket sasisë që kapërdijmë.

Një pacient 64-vjeçar nga Kosova ka pasur një komplikim teksa ishte duke konsumuar mish, gjë që mund të kishte edhe komplikime të mëtejshme.

Mjeku nga Kosova, Artan Haxhia tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se të gjitha grupmoshat mund të rrezikohen nga një trup i huaj në rrugët e frymëmarrjes por më të rrezikuarit janë fëmijët.

Ai solli në vëmendje dy rast ekstreme kur një djali të ri i kishte rrëshqitur gjilpëra e dentistit në rrugët e frymëmarrje dhe një tjetër kur një të moshuari i kishte kaluar në fyt mbushja e dentistit.

“Janë dy raste që kam asistuar; një djalë i ri të cilit i kaluar gjilpëra e dentistit në frymëmarrje dhe rasti i dytë një plak rreth 80 vjeç edhe ky tek stomatologu, i ka rrëshqitur mbushja e dhëmbit dhe i ka shkuar në rrugët e frymës. Fëmijët janë më të prekurit nga kjo. Lodrat e vogla që fëmijët kanë tendencë t’i fusin në gojë, paratë metalike ndaj duhet pasur shumë kujdes me këto sende. Në këto raste rekomadohet vendosja e fëmijës përmbys në gjurin tuaj dhe masazh në shpinë me kokë, pjerrtaz, të lëshuar poshtë, ose përmes gishtave mund ta hiqet trupi i huaj”, tha mjeku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024