Rastet e shtuara me COVID-19 në RMV, Armend Asllani: Situata është nën kontroll
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona nga coronavirusi dhe janë regjistruar 103 raste të reja nga 841 testime të kryera.
Qytetet me shifra më të larta të të prekurve janë Shkupi me 46 të infektuar dhe Tetova me 17 raste.
Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Armend Asllani, tha për Euronews Albania se rastet me COVID-19 janë shtuar pasi qytetarët nuk kanë respektuar masat dhe distancimin social.
“Në aspektin e numrave që kemi rritje alarmante është si rezultat i një numri pasi nuk po respektohen masat. Në përgjithësi do të thoja se persona të infektuar dhe të shtruar në spital janë diku 14 %, ndërsa një pjesë e tyre janë me shenja të lehta”, tha ai.
Ai theksoi se edhe Maqedonia e Veriut ka pasur personel mjekësor të infektuar me COVID-19, por se situata është nën kontroll.
“Po! Kemi pasur një numër më të madh, por do të theksoj se 91 % janë shëruar dhe janë kthyer në punën e tyre. Situata është nën kontroll në këtë aspekt. Sipas ekspertëve pritet që ky numër do të jetë në rënie sepse vala e dytë arriti pikun”, tha ai.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 08:51 I dyshuar si haker i FSB-së ruse, Denis Obrezko përballet me 10 vjet burgim në SHBA
- 08:45 Alarm në hapësirë, NASA: Pjesë e raketës Falcon 9 mund të përplaset me Hënën më 5 gusht
- 08:42 Sot seancë plenare në Kuvend, rendi i ditës. Do të mbahet edhe një protestë para Parlamentit
- 08:33 Rubio: Irani dëshiron ta përdorë Ngushticën e Hormuzit si mjet negociues
- 08:26 Aktivizohen sirenat e alarmit në Bahrein, qeveria u bën thirrje qytetarëve të strehohen në vende të sigurta
- 08:25 Sulmeve e SHBA-së kundër Iranit, çmimet e naftës rriten me 3%