Rasti “Zhvatja”, Gjykata Penale dënon me 3 vite burg Zoran Milevskin

4 Dhjetor 2019 | 14:00

I akuzuari i tretë për rastin ‘Zhvatja’, Zoran Milevski është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata Penale e Maqedonisë së Veriut.

Sipas akuzës, Milevski ka luajtur rolin e ndërmjetësuesit mes biznesmenit Jordan Kamçev dhe shoumenit Bojan Jovanoski, duke përfituar kështu shpërblime të majme nga afera korruptive prej 1.5 milionë euro.

Milveski ishte i vetmi që pranoi akuzat për korrupsion në seancën e një dite më parë dhe është vënë në funksion të plotë të Prokurorisë. Prej kësaj ai ka përfitur ulje dënimi, pasi një vepër e tillë serioze penale mund të dënohet nga një deri në 10 vite burg.

Në seancën e djeshme, ish-prokurorja Speciale Katica Janeva nuk e pranoi fajin dhe shprehu bindjen se do e dëshmojë pafajësinë nëpërmjet procesit gjyqësor. Pafajësi pretendoi edhe i akuzuari kryesor Bojan Jovanovski

Rasti “Zhvatja”, mbahet seanca e parë ndaj ish-prokurores Speciale Katica Janeva

Prokuroria maqedonase ngre akuzat për rastin “Zhvatja”

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkon Prokuroren Speciale Katica Janeva

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026