Rasti “Zhvatja”, në gjyq del emri i një tjetër prokuroreje speciale
Biznesmeni Jordan Kamçev, gjatë dëshmisë së tij në procesin gjyqësor “Zhvatja”, përmendi edhe prokuroren speciale Lile Stefanova si të përfshirë në aferën disa milionëshe. Ai tha se përveç Katica Janevës, e cila ka kërkuar para për ta liruar atë nga paraburgimi dhe përndjekja, edhe Lile Stefanova i kërkoi një klinikë stomatologjike për vajzën e saj.
Të përfshirë sipas Kamçev, janë edhe një avokat dhe motra e tij gjykatëse. Ai e denoncoi rastin pas konsultimit me shefin e shërbimit sekret, që e ka mik, dhe me kryeministrin Zoran Zaev.
“Kush mendoni se i ka nënshkruar vendimet? Kam dëgjuar vetë se si Katica Janeva i ka dhënë urdhra Stefanovas për veprime joligjore. Meqë urdhrat kanë qenë joligjore, pse ajo nuk e ka denoncuar Katica Janevën te prokurori publik?” – tha në sallën e gjyqit dëshmitari Jordan Kamçev.
Kamçev shpjegoi se disa njerëz kishin ardhur për t’i çuar fjalë nga Katica Janeva dhe Bojan Jovanovskit se, nëse dëshiron të shpëtojë duhet të paguajë, e nëse nuk paguan, ndaj tij do të hapeshin edhe të paktën katër procese të tjera gjyqësore.
Çifti Jordan dhe Ana Kamçev, pasi siguruan këstin e parë të zhvatjes prej 350 mijë eurosh ia dërguan Bojan Jovanovskit. Ky i fundit i kishte shpërndarë paratë më pas tek bashkëpunëtorët në kuti këpucësh.
Kamçev i tha gjykatës se ka edhe biznesmenë të tjerë që kanë qenë pre e shantazhit të Bojan Jovanovskit, por që nuk kanë marrë guximin ta denoncojnë.
Në seancën e ardhshme pritet të dëshmojnë bashkëshortja e biznesmenit, Ana Kamçeva e cila duke pasur bashkëshortin në burg, u ka dhënë paratë shantazhuesve.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit