Raundi i parë në RMV, kryeson VMRO-DPMNE, Shkupi në balotazh
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut janë zgjedhur 32 kryetarë komunash ndërsa 48 komuna të tjera, mes tyre edhe kryeqyteti Shkupi, do të shkojnë në balotazh pas dy javësh.
Pas rezultateve paraprake, bie në sy rikthimi i VMRO-DPMNE, partia më e madhe opozitare, e cila ka fituar shumicën e komunave, duke I rimarrë komunat që ishin nën drejtimin e LSDM që në vitin 2017.
Gara ka vazhduar e fortë edhe në shumë komuna të tjera, ku deri në fund të ditës pritet që VMRO-DPMNE të fitojë edhe dy komuna të tjera.
Ndërsa partia që ka pushtetin qendror, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, ka fituar vetëm 9 komuna më të vogla, në këtë raund të parë, ku bie në sy edhe Strumica, qyteti i kryeministrit Zoran Zaev.
Rezultatet paraprake kanë nxjerrë fituese edhe partinë shqiptare, Bashkim demokratik për integrim, e cila që mbrëmë shpalli fitore në komunat e vogla të Likovës, Pllasnicës dhe Sarajit.
Opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa udhëheq në disa komuna, por për më pak se 1% nuk arriti të mbyllë garën në raundin e parë në Gostivar dhe Dibër. Sipas të dhënave të KSHZ-së, kandidati i opozitës në Gostivar Arben Taravari ka fituar 49,70% të votave, dhe nuk ka arritur të fitojë në raund të parë për vetëm 76 vota.
Opozita shqiptare shkon në balotazh me BDI-në edhe në disa komuna tjera urbane, si Struga, Dibra dhe Çairi, dhe disa rurale në rajonin e Pollogut. Në Tetovë do të ketë balotazh mes dy partive në pushtet, BDI dhe Lëvizja Besa.
Teuta Arifi nga BDI do të garojë kundër kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami. Gara do të jetë interesante edhe për kryeqytetin, ku rezultati është i ngushtë mes kryetarit aktual nga LSDM Petre Shilegov dhe kandidates të përkrahur nga VMRO DPMNE Danella Arsovska.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë