Reagon Kolegji i Kryetarëve të PD: Alternativat caktohen vetëm me votë, jo me dhunë

7 Qershor 2023 | 12:47

Kolegji i kryetarëve të partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me përplasjet mes deputetëve demokrat dhe militantëve të cilët mbështesin Lulzim Bashën. Në reagim thuhet se dënojnë çdo akt dhune dhe bëhet thirrje që të respektohen zgjidhjet dhe vendimet institucionale.

Gjithashtu në reagim thuhet se përpjëekjet për t’ju imponuar anëtarëve të Partisë Demokratike me mekanizma të tjerë veç votës nuk janë garanci për të ardhmen e PD.

“Kolegji i Kryetarëve në mbështetje dhe në besim të plotë të organeve drejtuese të Partisë Demokratike dënon çdo akt dhune duke bërë thirrje për të respektuar zgjidhjet dhe vendimet institucionale.

Partia Demokratike e Shqipërisë është ngritur dhe ekziston mbi sakrificën e qindra mijëra demokratëve të cilët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.

Çdo përpjekje për ta zhbërë këtë vullnet, çdo tentativë për ta përbaltur mundin, sakrificën dhe shqetësimin e atyre demokratëve të ndershëm që kanë punuar pa u lodhur për çdo votë dhe çdo mandat të deputetëve të Partisë Demokratike, i shërben vetëm kundërshtarëve tanë politikë, i shërben atyre që duan shkatërrimin dhe asimilimin e Partisë Demokratike.

Mendimet ndryshe, alternativat për zgjidhjen më të mirë për të ardhmen e Partisë Demokratike, zgjidhen me të vetmin mjet demokratik që garanton standardin e çdo procesi dhe kjo është VOTA.

Përpjekjet për t’ju imponuar anëtarëve të Partisë Demokratike me mekanizma përtej votës, janë përpjekje të dështuara dhe nuk janë garanci për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe bashkërendimin e aksionit tonë politik”,-thuhet në reagimin e Kolegjit të Kryetarëve të PD.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026