Reagon për herë të parë Meta pas largimit nga presidenca
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas largimit nga detyra.
Ai ka zgjedhur një foto të familjes së tij për ta postuar me mbishkrimin: “Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja!”.
Meta shtërngoi duart me Bajram Begajn pas përfundimit të fjalimit të këtij të fundit në momentin që mori zyrtarisht presidencën e vendit.
Në 5 vite të mandatit të tij, Meta pjesën dërrmuese e pati në përballje dhe beteje me maxhorancën socialiste.
Meta është presidenti që i ka kthyer parlamentit më shumë ligje, 71 të tilla. Nga vetëm 1 është marrë parasysh nga Kuvendi. 66 dekrete janë rrëzuar, 6 ligje janë pranuar pjesërisht, ndërsa 1 ligj ende nuk është shqyrtuar.
Ilir Meta është i vetmi president që u shkarkua nga Parlamenti dhe që lirimin nga detyra ushtarake të pasardhësit te tij e bëri me një dekret të firmosur jashtë Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 19 e protestës qytetare, policia merr në hetim 27 persona
Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative për çështjen mes Veliajt dhe Dados
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 16:04 SPAK merr të pandehur krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 11 të tjerë, dërgohet dosja për gjykim
- 15:56 “Kërkesat e protestuesve”, Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën në Kuvend
- 15:53 Talentet dhe strategjia e ekipeve të moshave, në fokus të takimit me Presidentin Duka
- 15:52 Lajm i rremë për vdekjen e babait të Messit shkakton dorëheqje dhe zemërim në Argjentinë
- 15:49 Von der Leyen u tha udhëheqësve të BE-së se është koha e duhur për të shqyrtuar një mandat për bisedime me Rusinë
- 15:41 Dita e 19 e protestës qytetare, policia merr në hetim 27 persona