Real Madridi bojkoton ceremoninë e “Topit të Artë 2025”, urdhri nga Florentino Perez

22 Shtator 2025 | 12:28

Klubi i Real Madridit nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë 2025”, e cila zhvillohet mbrëmjen e kësaj të hëne në Teatrin Chatalet të Parisit.

Vendimi është marrë nga presidenti i klubit, Florentino Perez, i cili ka ndërhyrë personalisht për të refuzuar çdo prani të klubit në këtë ngjarje.

Sipas raportimeve të The Athletic, ky është bojkot i dyti radhazi nga ana e Real Madridit. Vitin e kaluar, Perez vendosi të mos marrë pjesë pasi mësoi se Vinicius Jr. nuk do të fitonte çmimin kryesor, i cili iu dha Rodrit. Edhe këtë vit, pavarësisht nominimeve të shumta, klubi nuk do të ketë përfaqësim zyrtar në gala.

Vendimi i Perez dyshohet të jetë i lidhur me qëndrimin e UEFA-s ndaj projektit të Superligës Evropiane, gjë që solli refuzimin e pranimit të çmimeve të Trajnerit të Vitit dhe Klubit të Vitit sezonin e kaluar.

Në Paris nuk do të jenë të pranishëm as përfaqësues të klubit, as lojtarët e nominuar: Vinicius Jr., Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe për “Topin e Artë”, Thibaut Courtois për trofeun Yachine dhe Dean Huijsen për trofeun Kopa.

Ceremonia e “Topit të Artë 2025” pritet të mbahet sonte në orën 20:00 në Paris.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026