Reali, rekord të ardhurash. Madrilenët gjeneruan mbi 1 mld € në sezonin e shkuar
Kur flitet për rekorde është një skuadër e cila nuk ka konkurrencë, e bëhet fjalë për Realin e Madridit, 15 herë fituesin e Champions League. Galaktikët vijojnë përforcimet në prag të sezonit të ri futbollistik, ku Mbappe ishte afrimi i fundit.
Një klub që krahas trofeve apo afrimeve të lojtarëve është gjithashtu një burim parash, e këtë e ka konfirmuar vetë presidenti Frorentino Perez i cili ka konfirmuar se Real Madrid ka gjeneruar mbi 1 miliardë euro të ardhura në sezonin 23-24.
Një rekord ky në botën e futbollit, me spanjollët që bëhen skuadra e vetme me fitime kaq të larta. Kjo vlerë është 27% më e lartë se një vit më parë, duke regjistruar një tjetër rritje të Los Blancos, të cilët padyshim janë mbretërit e futbollit evropian.
Vlera e sipërpërmendur është duke përjashtuar transferimet e lojtarëve, teksa siç dihet Mbappe ishte një afrim me 0 para. Fiorentinoi Perez është padyshim simbol i suksesit me Realin e Madridit, që arriti të shpallej kampion në La Liga në sezonin që sapo u mbyll, por dhe në Champions.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë