English

Red Bull humb Adrian Newey’n

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Truri i sukseseve të Red Bull është gati të largohet pas skandalit të Christian Horner. Adrian Newey, njeriu pas triumfit të dominimit aktual të Max Verstappen është në skuadër prej vitit 2006. Sipas asaj që boton gjermania “Auto Motor und Sport”, gjeniu që i dy gjeneratave të jashtëzakonshme, pritet të largohet pas 18 viteve nga skuadra austriake.

- Advertisement -

Newey ka një kontratë deri në fundin e vitit 2025 – por mesa duket është i pakënaqur nga lufta për pushtet mes “team principal” Christian Horner dhe superkëshilltarit, Helmut Marko. Lajmet flasin për një largim të parakohshëm me destinacion të mundshëm, “scuderi’në” Ferrari për një partneritet të ri me Lewis Hamilton në Itali.

Përvec Ferrari’t, Newey ka oferta edhe nga Aston Martin që ka një projekt ambicioz për vitin 2026. Mbetet për tu parë ndikimi i largimit të Newey’t në karrierën dhe të ardhmen e Verstappen tek Red Bull apo diku tjetër. Newey që më herët punoi te Williams dhe McLaren pranuoi se Ferrari e ka kërkuar në të paktën 3 raste.

Oferta e vitit të largët 1993 ka qënë më tunduesja në drejtim të britanikut. Newey që ka fituar 7 tituj për pilotë po punon për të 8’in. Gjithashtu ai ka 12 tituj për konstructorë me 3 skuadra të ndryshme në Formula 1.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?