Red Bull “sjell” Isack Hadjar në F1
Christian Horner pranon se piloti i akademisë, Isack Hadjar mund të debutojë në F1 sezonin e ardhshëm. Franco-Algjeriani 19 vjeçar u bashkua me programin e zhvillimit të Red Bull në vitin 2021 pas një karrierë të suksesshme në karting dhe vendit të 3’të në kampionatin francez të Formula 4 në vitin 2020.
Gjithashtu u rendit i 3’ti në “Formula Regional Asian Championship” dhe i 4’ti në “FIA Formula 3” në vitin 2022, përpara debutimit në “FIA Formula 2” sezonin e kaluar. Hadjar ka fituar deri tani 3 gara dhe ka përfunduar në podium në dy të tjera – përfshi fitoren në “Feature Race” në Silverstone.
Në të njëjtën kohë talenti tjetër i Red Bull, Arvid Lindblad po zhvillon një sezon të fortë në F3. 16 vjeçari është i dyti në klasifikimin e pilotëve pas fitoreve rradhazi në Britani. Paraqitje këto që nuk mund të jenë jashtë vëmendjes së drejtuesve dhe Horner ka pranuar se ato janë ndër arësyet kryesore se pse Red Bull nuk ka mbyllur ende kontratat në skuadrën simotër RB.

E thënë ndryshe, ka shance reale që Hadjar të shfaqet në pistat e F1, sezonin e ardhshëm. Franco-Algjeriani testoi në Silverstone gjatë Provave të 1’ra të Lira në bordin e ish AlphaTauri’t (tani RB) pasi e kishte bërë të njëjtën gjë në Meksikë dhe Abu Dhabi sezonin e kaluar. RB ka zyrtarizuar vetëm një pilot për vitin 2025 dhe ai është japonezi Yuki Tsunoda që rinovoi për një sezon. Ndërsa e ardhmja e Daniel Ricciardo’s nuk është konfirmuar ende. Në të njëjtën kohë Horner nuk është i kënaqur me formën aktuale të Sergio Perez që kaloi një tjetër fundjavë sfiduese në Silverstone. Paraqitje që po rrisin spekulimet për të ardhmen e tij. Duket se në këto momente ai nuk e ka të garantuar qënien përkrah Max Verstappen te Red Bull në vitin 2025.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026