Red Bull vendos te ardhmen e Perez
Sergio Perez do te pilotojë sërish Red Bull edhe në pjesën e dytë të sezonit. Edhe RB nuk do ti ndryshojë pilotët e saj kur Formula 1 të kthehet në Zandvoort pas pushimeve të verës. Perez po kalon një periudhë të vështirë dhe ka mbetur 146 pikë pas shokut të skuadrës dhe kryesuesit të kampionatit, 3 herë Kampionit të Botës në fuqi, Max Verstappen.
Podiumi i fundit për meksikanin ishte në garën e 5’të në “China Grand Prix” dhe prej asaj fundjave, mesatarisht ai ka përfunduar në zonën e pikëve. Kjo paraqitje i lejoi McLaren të mbyllë diferencën deri në 42 pikë ndaj Red Bull në klasifikimin e konstruktorëve, ku Ferrari plotëson 3 vendet e para. Christian Horner dhe Helmut Marko u takuan në fillimin e javës dhe vendosën të rinovojnë besimin ndaj Checo Perez.

Një zëdhënës i familjes automobilistike Red Bull, konfirmoi pilotët për skuadrat Red Bull-RB edhe për pjesën e dytë të sezonit. Kjo pasi skuadra ka identifikuar elementë që duhen përmirësuar për të ndihmuar Perez të jetë më i qetë në makinë për të çliruar potencialin e tij. Gjithçka pasi ata e njohin kapacitetin e nënkampionit në fuqi që duhet të rikthehet në formën e sezonit të shkuar. Tashmë duhen gjetur strategjitë e duhura për të marrë më të mirën nga Perez.

Red Bull pret që ai të përsërisë formën e një viti më parë kur u rendit i 4 në Holandë, i 2 në Itali dhe fitoi në Baku. Një skenar i ngjashëm konfirmoi partneritetin mes Daniel Ricciardo’s dhe Yuki Tsunoda’s për të ardhmen e afërt. Australiani po jep shenja të paraqitjeve të forta por i mungon vazhdimësia ndërsa Tsunoda po argëtohet në sezonin e tij më të mirë por është ende larg, promovimit në Red Bull.
Japonezi nuk ndihet mirë në prani të pilotit rezervë, Liam Laëson por Red Bull vazhdon ta vlerësojë paraqitjen e tij në pistë dhe jashtë saj duke e konsideruar pjesë të së ardhmes. Ndaj tani për tani nuk do të ndryshojë asgjë, nëse Perez dhe Ricciardo rigjejnë formën e tyre më të mirë, kërkimet për zëvendësues të mundshëm do të ndërpriten. Por nëse zhgënjimet vazhdojnë, atëherë presioni do të rritet ende më shumë.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë