Reduktohet me 800 hektarë sipërfaqja e përmbytur në Shkodër

22 Nëntor 2022 | 09:41

Situata me përmbytjet është përmirësuar në Shkodër.

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga raporton se kemi një reduktim të sipërfaqes së përmbytur me 800 hektarë në krahasim me një ditë më parë.

Vetëm 3 familje, nga 51 të evakuuara ndodhen tani në konviktet e Universitetit të Shkodrës, pasi pjesa tjetër është kthyer në banesa.

Përmirësim të situatës ka edhe në zonën e Obtit, ku niveli i ujit nuk arrin më shumë se 40 cm.

Ndërkohë situata vijon të mbetet problematike në lagjen Ajasëm, ku ka një rritje të nivelit të ujit dhe banorët përdorin edhe varkat për të dalë nga banesat e tyre.

Një lajm i mirë vjen nga Kaskada e Drinit, ku ka një rënie të prurjeve dhe një rënie të shkarkimeve.

Gjitha zona e Shkodrës karakterizohet nga rënia e temperaturave dhe në zonat e përmbytura ka probleme me energjinë elektrike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026