‘Reforma në drejtësi të ecë përpara’, ambasadorja e BE-së takon kreun e SPAK
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann zhvilloi një takim këtë të martë me kreun e Strukturës së Posaçme (SPAK) Arben Kraja dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Christiane Hohmann u shpreh se sundimi i ligjit është shtylla kurrizore në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, teksa shtoi se Reforma në Drejtësi duhet të shkojë përpara.
Sipas saj, synimet kryesore mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykatat efikase dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t’u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë.
Hohmann konfirmoi mbështetjen e bashkimit Evropian përballë këtyre sfidave.
LEXONI GJITHASHTU
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij