Refuzimi i 2 komisioneve hetimore, PD dërgon kërkesë në Gjykatën Kushtetuese

13 Nëntor 2025 | 13:43

Grupi Parlamentari i PD i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë lidhur me refuzimin nga mazhoranca për ngritjen e dy komisioneve Hetimore. 38 deputetë të opozitës argumentojnë se rrëzimi i dy komisioneve hetimore e bën rolin e deputetëve të papërfillshëm.

Sipas tyre kjo ka vënë në pikëpyetje nevojën e prezencës së opozitës në Kuvend dhe se po dëmton interesin publik për shkak se deputetët nuk ushtrojnë dot përgjegjësitë dhe funksionet e tyre kushtetuese.

“Nëse opozita nuk diskuton dot në Kuvend cështje që kanë interes për qytetarët, nëse nuk ushtron dot kontroll ndaj qeverisjes, nëse nuk shtyn dot përpara miratimin e ligjeve/amendamenteve në interes të qytetarëve, nëse nuk përfillet në të drejtat e saj që ia njeh Kushtetuta e Shqipërisë, atëherë roli i saj në Kuvend është thjeshtë formal duke mos përmbushur përgjegjësitë e veta në një shoqëri demokratike dhe duke dëmtuar kështu sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve, si garanci për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar”, thuhet në kërkesë.

Sipas tyre mazhoranca po e trajton Kuvendin si njëpartiak dhe se mohon ushtrimin e çdo të drejte parlamentare të deputetëve të opozitës. Ata theksojnë se deri më tani nuk është pranuar asnjë kërkesë e pakicës parlamentare për “mocion me debat”, “interpelancë me Kryeministrin apo ministrat”, seancë dëgjimore në Komisione me ministrat, apo ngritja e Komisioneve Hetimore.

“Ne deputetët e pakicës parlamentare jemi të vendosur për të qëndruar të angazhuar në proceset demokratike brenda sistemit institucional, por nuk do të pajtohemi kurrë me asgjësimin e parlamentarizimit apo mohimin e të drejtave tona kushtetuese.

Një vend që pretendon antarësimin në Bashkimin Europian, që cenon rregullat minimale të bashkëjetesës demokratike brenda Kuvendit, ku mazhoranca ka rolin e saj dhe opozita përgjegjësitë e saj, nuk mund të jetë asgjë më shumë se një propagandë e papërgjegjshme për një normalitet të rremë demokratik. Këtë realitet të rremë mund dhe duhet ta korrigjojë sistemi i garancive kushtetuese institucionale – ku rolin kyc e ka Gjykata Kushtetuese.”  theksohet në kërkesë.

Në kërkesën e 38 deputetëve të opozitës theksohet në mënyrë të përmbledhur se vendimet e Kuvendit për rrëzimin e dy kërkesave të opozitës për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, bien ndesh me nenit 77 të Kushtetutës dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Ata theksojnë se është cenuar e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor, e cila nuk mund të mohohet apo të kufizohet nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026