Regjistri kombëtar për abuzuesit seksualë mund të shmangë përsëritjen e historisë, thotë deputetja e LSI

10 Nëntor 2021 | 21:45

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho tha se hartimi i një regjistri me të dhënat e abuzuesve seksualë në të gjithë vendin, dënuar me vendim të formës së prerë, do të ndihmonte që ngjarje të njëjta të mos përsëriteshin në të ardhmen.

Sipas saj, ekzistenca e një databaze me të gjithë këta individë në të gjithë vendin, do të bëjë të mundur evidentimin e tyre e për pasojë shmangien e punësimit të këtyre individëve në ambiente ku mund të jenë një rrezik potencial që abuzimi të përsëritet të tilla si kopshtet apo shkollat.

“Na duhet një databazë e të gjithë këtyre individëve, të të gjithë personave abuzues edhe para miratimit të këtij ligji. Ky regjistër, që do ta kenë të gjitha organet ligjzbatuese do të shërbejë për monitorimin e tyre. Këta persona mund të aplikojnë për një vend pune në kopsht apo çerdhe duke u shndërruar në një rrezik. Në momentin që miratohet ky ligj, punëdhënësi e ka për detyrim të mos e punësojë nëse ky person është pjesë e këtij regjistri”, tha znj. Xhixho.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026