Regjistrohen 4 raste me Flurona dhe 33 me Omicron në RMV

6 Janar 2022 | 09:26

Në Maqedoninë e Veriut të mërkurën janë regjistruar 4 raste të qytetarëve të infektuar me Flurona dhe 33 raste me variantin Omicron, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Flurona është emri i krijuar për të përshkruar gjendjen e të infektuarit me COVID-19 dhe me grip stinor.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se një rast është zbuluar në Kërçovë nga një klinikë private tek një person i moshës 26 vjeç, i cili më 31 dhjetor kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Bazuar në anketën epidemiologjike, personi në fjalë ishte i vaksinuar me dy doza të vaksinave. Pas detektimit të infektimit pacienti ndodhet në shtëpinë e tij për trajtim mjekësor në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tre rastet e tjera janë regjistruar në Shkup. Gjendja shëndetësore e të infektuarve raportohet se është e qëndrueshme.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut, Flurona manifestohet me simptoma të coronavirusit dhe gripit stinor.

Të mërkurën, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,375 raste të reja me coronavirus ndërsa janë detektuar edhe 33 raste të reja me variantin Omicron duke çuar në 40 numrin e të infektuarave me këtë variant.

Rritja e rasteve sipas Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut, ka të bëjë me manifestimet e festave të fundvitit dhe mosrespektimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,000 ndërsa i rasteve aktive me coronavirus në 6,818 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026