Rekord historik për Ronaldon, portugezi shënon golin e 900-të në karrierë
Askush si ai në botën e futbollit, CR7 është padyshim një rekordmen absolut kur vjen puna në shënimin e golave, duke gjetur rrjetën e 900 si futbollist profesionist. Këtë e bëri në duelin e Ligës së Kombeve, aty ku luzitanët fituan ndaj Kroacisë 2-1.
Goli i parë erdhi nga Dalot, ndërsa i dyti nga 39-vjeçari i lindur në Madeira, që shkruan kështu historinë. Në shifrat zyrtare Ronaldo është padyshim futbollisti që ka shënuar më tepër në futboll, duke lënë pas Lionel Messin edhe pse është përfolur që njeriu që mban rekordin është braziliani Pele me mbi 1200 rrjeta, megjithëse asokohe ligjet e futbollit nuk ishin njësoj.
Sa i përket Ronaldos, pjesa më e madhe e golave të tij u shënuan teksa ishte pjesë e Los Blancos ku arriti të fitojë dhjetëra trofe e ngrinte emrin e tij në majën e piramidës së futbollit modern. Aktualisht aktivizohet tek Al Nassr ku numëron mbi 50 gola, ndërsa pas përfundimit të karrierës do të marrë rolin e ambasadorit.
Kujtojmë se Ronaldo e nisi karrierën te Sportingu i Lisbonës ku shënoi 5 gola, ndërsa spikati duke u transferuar menjëherë tek gjigantët e Manchester United.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë