Rekrutonte ekstremistë për ISIS, arrestohet 33-vjeçari në SHBA
Autoritetet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-amerikanit Erald Alimehmeti, 33 vjeç, i cili akuzohet për përpjekje për të mbështetur organizatën terroriste Shteti Islamik (ISIS). Ai u paraqit para gjykatësit federal Stewart D. Aaron, i cili urdhëroi ndalimin e tij.
Sipas deklaratave nga FBI, Alimehmeti ishte aktiv në internet, duke tentuar të rekrutonte dhe trajnonte individë me pikëpamje të ngjashme me të, duke shpërndarë materiale për prodhimin e eksplozivëve për sulme terroriste. Zyra e Prokurorit të Distriktit Jugor të Nju Jorkut, Damian Williams, konfirmoi se Alimehmeti, i cili ka shtetësi shqiptare dhe amerikane, kishte jetuar në Bronks dhe ishte zhvendosur në Shqipëri në vitin 2014.
Alimehmeti është arrestuar dy herë nga autoritetet shqiptare dhe ka vuajtur dënime me burg për armëmbajtje dhe sulme fizike në periudhat 2015-2019 dhe 2020-2022. Prokuroria informoi se në vitet 2019 dhe 2020, ai kishte postuar rregullisht në mediat sociale mesazhe dhe video që mbështesnin Shtetin Islamik, përfshirë mesazhe që lavdëronin udhëheqës të këtij grupi. Një nga provat e dorëzuara në gjykatë përfshin një video ku ai deklaronte: “Shteti Islamik në Afrikë po vret kryqtarët, forcat speciale franceze dhe ato amerikane.”
Erald Alimehmeti përballet me dy akuza kryesore: një për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për ISIS, me një dënim maksimal prej 20 vjetësh, dhe një tjetër për shpërndarje informacioni në lidhje me eksplozivët dhe armët e shkatërrimit në masë, që gjithashtu parashikon deri në 20 vjet burg.
Prokurori Damian Williams shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare dhe australiane në hetimin e këtij rasti.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut