Ministrja e Arsimit dhe rektori i UT-së u kërkojnë studentëve mirëkuptim për mësimin online
Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, uruan të dielën studentët për vitin e ri akademik dhe u kërkuan atyre mirëkuptim për të përballuar procesin mësimor nën pandemi.
“Një lutje për të gjithë ju, që në asnjë moment të mos neglizhoni respektimin e masave anti-Covid. Kjo është e vetmja mënyrë që ne ta kapërcejmë sa më lehtë këtë periudhë dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit,” – shkroi në Facebook ministrja e Arsimit pasi uroi për vitin e ri akademik studentët.
Rektori i UT-së, Hoxha nga ana tjetër, përmes një video-mesazhi, i ftoi studentët që të regjistrohen në platformat online. Ai tha me keqardhje se edhe këtë vit të ri shkollor, njësoj si në periudhën mars-qershor, mësimi “është i detyruar të mos zhvillohet në auditorë prej pandemisë së COVID-19”.
“Gjej rastin të bëj thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim dhe nevojë absolute për zbatimin e rregullave për mbrojtjen nga infeksioni,” – shtoi më tej rektori teksa kujtoi masat dhe rregulloren e miratuar nga UT.
Mësimi në universitete do të kryhet përmes platformave online, në të cilat kërkohet që studentët të regjistrohen dhe t’i ndjekin leksionet, apo seminaret, njësoj sikur në orët e zakonshme.
“Më vjen mirë që çdo universitet ka tashmë gati metodën e tij specifike të “mësimit të kombinuar”, si “online”, ashtu edhe në auditore kur kjo të jetë e mundur, në respekt të plotë të masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,” – tha Kushi në postimin e saj në Facebook.
Rektori Hoxha tha se stafi i UT-së është në gatishmëri për studentët për çdo paqartësi rreth metodikës së mësimdhënies apo dhe problematikave të tjera.
Zhvendosja e mësimit tërësisht online në universitete u bë këtë javë, ndërkohë që nisja e vitit akademik bëhet të hënën më 2 nëntor.
Në rrjetet sociale ka pasur thirrje për protesta të hënën, pasi shumë studentë u rikthyen në Tiranë dhe muajin e fundit kanë marrë përsipër pagesa qirash, apo shpenzime të tjera shkollore kjo me idenë se viti do të niste me proces të alternuar, në auditorë dhe online.
Vendimi për mbylljen sërish të auditorëve erdhi pas dy javësh me mbi 4 mijë raste dhe 60 viktima nga COVID-19, të cilat detyruan ministrinë e Shëndetësisë të vërë në punë spitalin e tretë për COVID-19.
Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve i ka kaluar 20 mijë të infektuarit, diçka më pak se gjysma e tyre janë ende raste aktive me mbartje të virusit, ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 509.
Lexoni gjithashtu:
Mbi 4 mijë raste me COVID-19 në dy javë, vijon prirja shqetësuese e pandemisë në Shqipëri
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 20:53 “Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhaj
- 20:51 Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
- 20:48 Rezervimet për verën, më të ulëta se vitet e kaluara
- 20:44 Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
- 20:40 Njoftohet data, shqiptarët nga diaspora pritet të vijnë sërish në Tiranë më 4 korrik
- 20:16 Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq