Renditja e re e FIFA-s/ Shqipëria zbret dy vende, Kosova ngjitet me katër pozicione

19 Nëntor 2025 | 17:14

FIFA publikoi këtë të mërkurë renditjen e përditësuar pas ndeshjeve të zhvilluara në muajin nëntor. Shqipëria ka pësuar një rënie me dy pozicione. Pas fitores 0-1 ndaj Andorrës dhe humbjes 0-2 përballë Anglisë, kuqezinjtë zbritën nga vendi i 61-të në të 63-in.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Sylvinho e ka siguruar tashmë kualifikimin në Play Off të Botërorit, ndërsa të enjten pritet të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales.

Lajme pozitive vijnë për Kosovën. Pas triumfit 0-2 ndaj Sllovenisë dhe barazimit 1-1 me Zvicrën, Dardanët janë ngjitur me katër vende në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar tashmë në vendin e 80-të. Edhe Kosova është e kualifikuar për fazën Play Off të Botërorit.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026