RENEA hyn në banesën e vajzës që alarmoi policinë, gjendet e vetme në apartament

9 Janar 2025 | 14:36

Forcat RENEA kanë mundur të hyjnë në ambientet e banesës së shtetases me iniciale S. Q,. e cila alarmoi Policinë e Shtetit. Ajo kishte kërkuar ndihmë nga policia pas pretendimeve se është dhunuar nga disa persona të panjohur, por nga ana tjetër nuk është kundërpërgjigjur ndaj policisë.

Pasi forcat e policisë kanë hyrë në ambientet e banesës, është verifikuar se shtetësja ndodhej e vetme dhe në gjendje psikologjike të rënduar.

Gjatë aksionit, forcat e policisë kanë konstatuar gjithashtu armë pistoletë në banesë.

Ajo kishte vendosur të mbyllej në banesë në mënyrë hermetike duke e bërë të vështirë për policinë hyrjen nga ana e ballkonit.

Në përfundim të aksionit policor, grupi hetimor tashmë ndodhet në banesë nga ku pritet të merret në pyetje shtetësja me iniciale S.Q.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026

Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë

Edhe këtë vit çmimi i grurit për fermerët e fushës së Maliqit është shumë i ulët në krahasim me koston e prodhimit. Sipas fermerëve në...
10:57 | 17/07/2026

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026