Replika/ Klosi: Nuk lejove hetimet për 21 janarin, Berisha: Bixhozi të vodhi rininë
Deputeti i PS-së, Blendi Klosi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur lidhur me kërkesën e opozitës për t’iu drejtuar pyetje drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Klosi u shpreh se opozita mendon se do të vendosë në vështirë institucionet e drejtësisë me llafe.
Ai u kthye pas në kohë ku theksoi se lidhur me hetimet që do të bëheshin për vrasësit e 21 janarit, kreu u PD-së thoshte se do të bënte vetë drejtësi. Berisha më pas replikoi duke thënë se nuk i përgjigjet një njeriu që ia vodhi bixhozi rininë.
Replikat:
Klosi: Kur Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama kërkoi të hetonte vrasësit e e 21 janarit ai njeri doli e i tha: Jo këtu jam unë dhe këtë drejtësi e bëj. Kjo është diferenca e madhe ndërmjet grupeve tonë. Prandaj ne jemi për institucionin, për ligjin prandaj jemi që në këtë Shqiperi të sundojë ligji dhe vetëm ligji.
Berisha: Nuk i përgjigjem një njeriu që ia vodhi bixhozi rininë por çështja është jashtëzakonisht serioze.
LEXONI GJITHASHTU:
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
“E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 20:27 Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite