Replika mes Ndojës dhe Peleshit: Të vihet në dispozicion rregullorja
Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, në fjalën e tij në Parlament, i është drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi që t’i vendosë në dispozicion rregulloren e re të Kuvendit.
“Kam bërë një kërkesë seancën e kaluar për rregulloren. E keni detyrim të na e vendosni në dispozicion. Neni 78 pika 2 e Kushtetutës i bën të pavlefshme të gjithë mbledhjet pikërisht se ju nuk na i keni vënë në dispozicion.
Kjo kërkesë e jona nuk është kërkesë për të shtyrë seancën. Ne vijmë në seancë, ndërkohë që ne nuk dimë çfarë kemi ndryshuar në rregullore. A mund të quhet një seancë e zhvilluar normalisht?”, u shpreh Ndoja.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është shprehur se rregullorja e re është shpërndarë, si dhe gjendet online në faqen e Parlamentit. Megjithatë, Peleshi u kërkoi shërbimeve të Kuvendit që të shpërndajnë rregulloren e re nëse ndonjë deputet nuk e ka marrë.
“Padyshim që është e drejta e çdo deputeti të ketë aktet, por rregullorja e re më konfirmojnë nga shërbimet e Kuvendit që ju është shpërndarë të gjithë deputetëve dhe për tepër është dhe në faqen e kuvendit. Të gjithë e kanë marrë”, u shpreh kryeparlamentari Niko Peleshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 12:50 Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 12:38 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 12:30 Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)