Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në Korçë dhe Shkodër

22 Mars 2021 | 09:58

Shqipëria prej natës së të shtunës është përfshirë nga një mot i ftohtë, ku nuk kanë munguar reshjet e shiut dhe të dëborës. Në zonat veriore reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në akset rrugore, ndërsa shumë familje janë përballur me mungesën e energjisë elektrike për shkak të reshjeve, që janë shoqëruar edhe me stuhi.

Aktualisht në Korçë reshjet e dëborës vijojnë duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve në asket rrugore. Korrespondenti i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi thekson se trashësia e dëborës në qytet është 5 centimetra, kurse në zonat malore ka arritur mbi 25.

“Kanë vazhduar reshjet e dëborës gjatë gjithë natës në qarkun juglindor të Korçës. Momentalisht reshjet e dëborës janë të intensitetit të ulët, ndërsa në zonat mbi 1000 metra mbi nivelin e detit janë shoqëruar me stuhi ere. Në Dardhë për më tepër se 40 minuta nuk kanë qenë të pastruara rrugët pasi asnjë borëpastruese nuk ishte aty për të bërë të mundur hapjen e tyre. Trashësia e borës në qytet është 5 centimetra, në zonat malore mbi 25 centimetra”, raporton gazetari.

Në qarkun e Shkodrës probleme janë regjistruar në zonat e thella malore. Korrespondenti Teodor Gjerga thekson se për shkak të motit të keq rreth 100 familje në Vermosh kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa rruga që të çon drejt Thethit turistik ëshë e bllokuar.

“Borëpastrueset kanë punuar dhe kanë bërë të mundur hapjen e akseve rrugore, ku më problematike paraqitet situata në akset e thella malore. Problematika ka pasur dhe në Vermosh, ku trashësia e dëborës i ka kaluar 20 centimetra që prej mbrëmjes së djeshme ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Janë 100 familje, të cilat nuk kanë energji elektrike që me fillimin e dëborës. Problematika është edhe në rrugën që të çon në Theth, e cila është bllokuar”, thotë gazetari.

Lexoni gjithashtu: 

Moti në Shqipëri, çfarë parashikojnë meteorologët për këtë javë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026

Shkelën rregulloren, 29 nxënës humbin provimet e Maturës Shtetërore

Rreth 29 maturantë janë përjashtuar nga provimet e Maturës Shtetërore për shkelje të rregullores gjatë tre provimeve të zhvilluara deri më tani. Sipas Ministrisë së...
20:49 | 22/06/2026

Trajtimi me fizioterapi, Mone: Problemet janë nga më të ndryshmet

Dhjetëra pacientë paraqiten çdo ditë në shërbimin e fizioterapisë pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Krahas shërbimit për pacientët e shtruar në spital që kanë nevojë për rehabilitim,...
20:39 | 22/06/2026