“Retorikë intimiduese”- IDM reagon ndaj deklaratave të Ramës për SPAK-un e GJKKO-në
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me SPAK dhe GJKKO në çështjen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në reagimin e tij, IDM e cilëson këtë retorikë si intimiduese dhe u bën thirrje aktorëve politikë që të respektojnë parimet kushtetuese dhe pavarësinë e institucioneve.
“IDM shpreh shqetësim të thellë për retorikën intimiduese që ka shënjestruar në mënyrë të përsëritur SPAK-un, GjKKO-në dhe BKH-në.
IDM u bën thirrje aktorëve politikë dhe institucionalë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë si në deklarata ashtu edhe në veprime, parimet kushtetuese, ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e institucioneve.
Konsolidimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit mbeten kushtet themelore dhe të panegociueshme për qytetarët shqiptarë, stabilitetin e vendit, prosperitetin e shoqërisë dhe integrimin në Bashkimin Evropian,” thekson IDM.
LEXONI GJITHASHTU:
Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, eskorta e kryeministrit mbërrin në Pallatin e Brigadave (VIDEO)
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
- 10:16 Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje
- 10:04 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, eskorta e kryeministrit mbërrin në Pallatin e Brigadave (VIDEO)
- 10:03 Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 09:50 U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës