English

KLGJ reagon ndaj deklaratave të Ramës: Gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga presionet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi disa gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se kanë thyer ligjin duke ndarë sekrete nga dosjet hetimore me opozitën.

- Advertisement -

Në një deklaratë zyrtare, KLGJ shprehet se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit dhe thekson se çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë e gjyqësorit, përmes trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Këshilli i bën thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve që të shmangin çdo formë presioni mbi gjyqtarët për shkak të ushtrimit të funksionit të tyre.

Sipas KLGJ-së, në një shtet të së drejtës, pavarësia e gjyqësorit është një nga shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe të lirive qytetare.

DEKLARATA E KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, ekzekutiv apo politik si edhe media të caktuara, të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. KLGJ mban qëndrimin se çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Këshilli në përmbushje të angazhimeve të tij ligjore, ju bën thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin trysninë në formën e deklaratave, citimeve apo aludimeve që cënojnë gjyqtarët për shkak të ushtrimit të funksionit.

Në një shtet të së drejtës, pavarësia e gjyqësorit është një ndër shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Këshilli thekson se në një shtet që është duke përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE, mënyra e vetme e kundërshtimit të një vendimmarrjeje gjyqësore duhet të jetë përmes ushtrimit të mjeteve ligjore, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë.

Deklaratat e Ramës ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt, reagon KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, KLGJ kërkon të respektohet pavarësia dhe paanshmëria e prokurorëve.

“Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin. Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë. Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”, thuhet në reagimin e KLP.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?