REVIEW në serën me kanabis në Berat, detaje nga procesi i punës dhe pagesat e grave
Katër anëtarët e familjes Mema dyshohet se janë rekrutuesit e punëtorëve të cilët përpunonin kanabisin në serën e Drenovicës. Më tej të rekrutuarit, rekrutonin persona të tjerë.
Nga hetimet e drejtuara nga prokurorja Albjona Papajani, në pranga ranë:
Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema dhe Izmire Mema.
Të arrestuarit janë nga Drenovica, Ishmi, Lezha, Kopliku, Nikla, Kamza e Tirana, ndërsa në kërkim është shpallur dhe një 19-vjeçar.
Hamdi Dyli ishte pronar i serës ku përpunohej droga. 4 dynim ishin ndarë në 4 pjesë.
Në të majtë dhe të djathtë të kësaj sere ishte mbjellë misër. 95 gratë e punësuara, të cilat po hetohen në gjendje të lirë, pastronin çdo ditë lëndën narkotike të tharë që ua sillnin me fugon dhe e largonin me po të njëjtin mjet. Ato punon me turne.
Punëtoret të cilat ishin të moshave të ndryshme deri 75 vjeç, kanë thënë se janë punësuar jo në të njëjtën kohë. Pjesa më e madhe e tyre kishin mbi 20 ditë që punonin. Ato paguheshin 50 mijë lekë në ditë dhe rrinin 24 orë në serë. Aty ushqeheshin dhe flinin.
Nga pamjet e siguruara nga “Review” kuptohet nga toka e pa punuar që lënda narkotike nuk mbillej në këtë serë por aty grumbullohej.
Burimet raportojnë se në këtë veprimtari dyshohet se janë të përfshirë edhe zyrtarë të cilët me veprimin apo mosveprimin e tyre kanë lejuar kryerjen e aktivitetit të paligjshëm. Prokuroria e Beratit është duke hetuar se nga cilat zona vinte lënda narkotike dhe përfshirjen e personave të tjerë.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar rreth 875 kg kanabis e tharë, 2 pistoleta dhe një automatik kallashnikov. Gjithashtu është sekuestruar dhe një shumë e konsiderueshme parash.
Në këto sera u gjetën ndër të tjera dhjetëra gërshërë që përdoren për të qethur dhe pastruar boçet e kanabis sativës.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë