“Revoltë në redaksinë e Rai 3”, gazetari: Dolën informacione sekrete…
Gazetari Taulant Koplikaj i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, është shprehur se ka pasur një revoltë të gazetarëve brenda redaksisë të “Rai 3”.
Teksa ka komentuar dhe pjesën e parë të dokumentarit të Rai 3, ai shtoi se pjesa e dytë nuk u dha për shkak se rodhën informacione sekrete, gjë e cila ka shkaktuar dhe debate brenda “Rai 3”.
“Debati ka kaluar në një nivel tjetër dhe ne po harrojmë shkakun e këtij debati që është dokumentari në vetvete. Nuk jam dakord fare me faktin që iu bë marketing Ramës nga Meloni. Ky marketing në tentativë, vjen pas një dokumentari që ka ngjallur polemika si në Shqipëri dhe në Itali. Sot pas një jave, ku kemi ngecur me këtë debat? Për herë të parë media e huaj, citon Shqipërinë si një lloj narko-shteti. Për herë të parë bëhet një kamera e fshehtë një ish-gjenerali në Itali që citon një emër mjaft të rëndësishëm pranë kryeministrit. Kemi deklaratat e prokurorit të antimafias Nikola Grateli, mjaft të forta në adresë të narko-sit shqiptar dhe të lidhjeve të forta të tyre me pushtetin në Shqipëri. Lobimi nuk pati aq sukses sa duhej. Ka pasur rrjedhje informacioni që mbrëmë, brenda Rai 3, ka pasur pakënaqësi nga një grup gazetarësh brenda stafit”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “70% e ligjeve të BE zbatohen në nivel vendor”, Ministri: Rëndësia e bashkive…
- 2200 emigrantë drejt Ruandës, avokati: Sunak kërkon të shmangë humbjen në zgjedhje
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë