Revoltohet Arbër Zaimi: Krimineli i madh që po mbron Serbia

27 Shtator 2023 | 21:53

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së VV-së tha në emisionin Now në Euronews Albania se sulmi terrorist ndaj policisë së Kosovës në Veri është udhëhequr nga Radiçiç dhe njerëz të lidhur me persona me pozitë të lartë politike në Serbi.

“Armatimi, financimi dhe vendi ku janë përgatitur këta persona… Është vërtetuar se komandanti i kësaj çete çetnikësh ishte Radoiçiç, krimineli, terroristi i ciki është jashtë Kosovës dhe i plagosur. Dhe është njoftuar se një pjesë  e atyre sulmuesve janë të rrethit të afërt me pozitë të lartë shtetërore në Serbi”, tha Zaimi.

Sipas tij, të gjitha provat e siguruara nga sulmi në veri tregojnë se ngjarja terroriste që  solli në rënien e policit Afrim Bunjaku  ka adresë dhe urdhërdhënës që njihen.

“A do marrë Serbia përgjegjësi për këtë çështje, kjo varet nga presioni që do bëhet, Serbia ka fshehur për vite me radhë kriminelin Karaxhiç me gjithë presionin perëndimor”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026