Revoltohet Manjani: Garë idiote mes Ramës dhe Berishës se kush e ka mirë me Trumpin
Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania ftesën e kryeministrit Edi Rama për të qenë në Bordin e Paqes të themeluar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe reagimin e opozitës me votimin e marrëveshjes ditën e sotme në Parlament.
Sipas Manjanit, gara PS-PD dhe konkretisht, ajo mes liderëve Edi Rama dhe Sali Berisha për të treguar se kush “e ka mirë” me presidentin amerikan është e palogjikshme dhe pa asnjë vlerë reale.
“Është një garë idiote, po super idiote që nuk ka lidhje me asnjë logjikë të të qenit shtet që udhëheqësi me udhëheqësin të hyjë në garë se kush e ka mirë me një udhëheqës tjetër, njëri më i papërgjegjshëm se tjetri. Kjo ndodh në një kulturë popullore ku presim që nga ‘45 të vijnë aleatë, s’ka logjikë në asnjë shtet normal që liderët politikë të vendit të hyjnë në garë kush e ka mirë me Trump, është budallik. Nuk mund të vazhdojmë pafundësisht liderët tanë pse e kanë mirë me amerikanin e radhës, nuk na hyn gjë në xhep”, tha Manjani.
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”