Revolucioni i ri, shqiptarët lexojnë libra

25 Nëntor 2023 | 19:41

Në emisionin “Money” në Euronews Albania, u analizua këtë të shtunë fusha e botimeve të librit, sa lexojnë shqiptarët dhe sa ata shpenzojnë në këtë fushë.

Historia e librit është e vjetër sa letra, madje edhe më e lashtë. Ai i ka rezistuar kohërave dhe do të vazhdojë të bashkëjetojë me njeriun deri sa ky i fundit të mos jetë. Por, në shekujt e rrëmbyer XX dhe XXI, libri është mënjanuar në pozita krize, ndikuar nga shpikjet dhe alternativat e shumta që ka sjellë kryesisht teknologjia dhe intensiteti i jetës.

Hapja e tregut pas vitit 1990 preku edhe industrinë e librit në Shqipëri, e cila deri atëherë qarkullonte me bekimin e një dore, çfarë titulli duhet të shkonte te lexuesit ose jo. Për 33 vite me radhë në këtë treg, përpjekjet për të vendosur në korniza këtë industri kanë qenë titanike, kaotike dhe sfilitëse.

Shkrimtarja Flutura Açka tha se në Shqipëri ka ndryshuar moduli si merret libri, por jo interesi. Ajo theksoi se tashmë revolucioni teknologjik ka bërë që libri të mund të merret brenda pak minutave pavarësisht distancës ku ndodhesh.

“Libri në Shqipëri ka bërë një revolucion të vërtetë. Unë jam rritur me librin me plumb. Sot jemi tek libri dixhital, kindle dhe brezi i ri ështe me shumë fat në këtë sens. Por duket ndonjëherë në këtë intensitet që ka jeta, sikur brezi i ri është më pak i vëmendshëm ndaj librit, gjë që unë nuk e pranoj sepse brezi i ri e merr informacionin shumë më shpejt se ne dikur që rrinim në radhë. Kështë që mendoj se ka ndryshuar mediumi, por jo interesi”, tha Açka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026