English

Shumë botues në treg, libri qarkullon

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në emisionin “Money” në Euronews Albania, u analizua këtë të shtunë fusha e botimeve të librit, sa lexojnë shqiptarët dhe sa ata shpenzojnë në këtë fushë.

- Advertisement -

Shqipëria numëron rreth 100 shtëpi botuese, përfshi shtypshkronjat apo ente të cilat prodhojnë botime dhe tirazhe për tregje lokale. Ky numër biznesesh identifikohet me numrin e stendave që vendosen në panarin më të madh vjetor të librit, që organizohet në Tiranë në mes të nëntorit.

Kryetar i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri, deklaroi për Money: “Nuk janë 90 shtëpi botuese. Këtu janë 96 ekspozues. Jo të gjitha janë shtëpi botuese, sepse ka dhe institucione të tjera që merren me librin. Ka një numër pak a shumë në këto shifra, por duhet thënë se ka shtëpi botuese me aktivitet të madh. Ka të tjera me aktivitet më të vogël. Kjo është një gjë normale, sepse ashtu, siç në qiell ka vend për shqiponjën, ka dhe për harabelin. Por, rëndësi ka që tregu shqiptar i librit, edhe ai në Kosovë po ecin në një treg qarkullues, në një situate normale”.

Shkrimtarja Flutura Açka, tha se më përpara ka pasur mbi 200 shtëpi botuese, por janë seleksionuar nga tregu.

“Kur flasim për 90 shtëpi botuese, nuk duhet të harrojmë se kanë qenë mbi 200 të tilla. Një pjesë i ka seleksionuar tregu, cka do të thotë se tregu funksionon”, tha Açka.

Botuesja Vasilika Tafa u shpreh për Money: “Një treg i mbingopur me botues. Ndonjëherë, jo të gjithë janë botues me rëndësi. Duhet të kesh vizion, infrastkutrë. Ndonjëherë vijnë botues me 1ose 2 libra, të cilët e çorodisin tregun. Absolutisht, të gjithë janë të lirë të botojnë dhe unë nuk jam kundër, por që të botohet një libër duhet të zbatohen ca rregulla. Së pari është “e drejta e autorit” sepse nuk mund të botosh një libër pa u regjistruar në QKB dhe të nxjerrësh një produkt të palicencuar”.

Botuesja Arlinda Dudaj u shpreh se duket e pabesueshme që ka kaq shumë shtëpi botuese në një treg si i yni, por theksoi se e rëndësishme është të mos preket cilësia.

“Po, ka shumë shtëpi botuese dhe duket e pabesueshme që të ekzistojnë qindra në një treg si yni, por ka edhe nga ato që botojnë 2-3 libra dhe vetëquhen shtëpi botuese. Nuk ka asgjë të keqe për konukurrencën në treg, por unë uroj që të mos cenohet cilësia. Mendoj që gjendja është e tillë, por jo deomos nga 100 shtepi botuese, jo çdonjë prej tyre është e tillë”, tha Dudaj.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?