Rey Manaj, rënia në Tiranë dhe ngritja në Serbi
Ishte mbrëmja e 7 qershorit 2025 kur Kombëtarja shqiptare përballej në sfidën e parë ndaj Serbisë në “Air Albania”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Dhe pikërisht në minutën e 45+1 Rey Manaj humbi një penallti përballë ekipit serb ndërsa neshja përfundoi në barazim 0-0.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, sulmuesi i Kombëtares u “kryqëzua” nga tifozëria shqiptare.
Komentet negative vërshuan ndaj tij dhe u shtuan më shumë pas deklaratës që dha pas ndeshjes: “Sigurisht, është e vështirë të shënosh gol, se nuk po luajmë kalçeto, por për Botëror.”
Manaj, Sylvinho dhe Kombëtarja u përballën me një trysni të madhe, dyshime dhe mosbesim, që vetëm afër ndeshjes së kthimit në Serbi filluan të veniten pasi vëmendja u përqendrua te masat e sigurisë, stadiumi ku do të luhej dhe presioni për një fitore historike.
Dhe ndodhi ajo që pak e prisnin – një rastësi e madhe dhe e bukur; sërish minuta 45+1, sërish Rey Manaj – këtë herë duke shënuar golin e vetëm në Leskovac, që i dha Kombëtares fitoren historike ndaj Serbisë.
Në festimin e golit, Manaj bëri shenjën e shqiponjës.
Nga “i kryqëzuari” i tifozëve, ai i çoi në delir dhe u kthye në heroin e shqiptarëve në Serbi ndërsa komentet pozitive dhe dashuria për të vërshuan menjëherë.
Një rastësi e çuditshme – ose ndoshta jo; rënia e Rey Manajt në Tiranë dhe ngritja e tij në Serbi.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO/ Muralja e parë për Rey Manajn, Mitrovica i thur lavdi pas golit ndaj Serbisë
- Super atmosferë! “Përulën” Serbinë në shtëpi, Kuqezinjtë prekin Rinasin
- “11 vite pritje për këtë fitore”, emocionet e Elseid Hysajt pas fitores historike
- Përfundon ndeshja Serbi-Shqipëri, Manaj shkruan historinë me 1 gol
Galentine’s Day, një ditë për reflektim dhe dashuri për veten përpara Shën Valentinit
Shifrat/ Arabia Saudite shënon rekord të dënimeve me vdekje për të dytin vit radhazi
Plani i ri i Brukselit për mbrojtjen
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)