VIDEO/ Muralja e parë për Rey Manajn, Mitrovica i thur lavdi pas golit ndaj Serbisë
Rey Manaj u kthye në heroin e Kombëtares pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen ndaj Serbisë në Leskovac.
E gjithë tifozeria shqiptare e ka ngritur në piedestal sulmuesin nga Lushnja, ndërsa në Mitrovicë atij i është kushtuar një murale.
Në muralen e realizuar, Rey Manaj është paraqitur duke bërë simbolin e shqiponjës në stadiumin e Leskovacit.
Sipër murales ndodhet flamuri shqiptar dhe flamuri “Autochthonous”, i njëjtë me atë që Ballist Morina lëshoi me dron në stadiumin e Beogradit në vitin 2014.
Kujtojmë që Shqipëria fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Serbisë në ndeshjen e luajtur në Leskovac, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Mitrovica nderon Manajn, murale për golin ndaj Serbisë
Rey Manaj u kthye në heroin e Kombëtares pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen ndaj Serbisë.E gjithë tifozeria e ka ngritur në piedestal sulmuesin nga Lushnja, ndërsa në Mitrovicë atij i është kushtuar një murale. pic.twitter.com/lny8lPGaeP
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 12, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë