“Rezultate të pakënaqshme”, Zelensky: Do të përmirësojmë kushtet e jetimoreve

13 Qershor 2023 | 15:17

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu pakënaqësi të hënën për rezultatet e një inspektimi që kishte urdhëruar në të gjitha jetimoret ukrainase.

Në adresimin e tij të natës përmes një videoje, Zelensky tha se kishte marrë raporte përmbledhëse mbi “gatishmërinë dhe papërgatitjen” e strehimoreve nga ministri i Brendshëm Ihor Klymenko, ministri për Industritë Strategjike Oleksandr Kamyshyn, dhe zv.kryeministri Oleksandr Kubrakov.

“Rezultatet, ta them sa më butë, janë të pakënaqshme”, tha ai.

“Deri të premten do të përgatiten projektvendimet përkatëse në lidhje me përgjegjësit dhe sigurimin e nivelit të duhur të mbrojtjes për njerëzit tanë në të gjitha qytetet e Ukrainës”, shtoi Zelensky.

Vdekjet që ndodhën më 1 qershor çuan në një reagim të fortë publik dhe shkaktuan një angazhim nga Zelensky për të hetuar ngjarjen dhe jetimoret në mbarë Ukrainën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026